Informacion Mbi Përpunimin E Të Dhënave Personale Të Kandidatëve

 

Përditësimi i fundit: 04 maj 2023

Në bazë të nenit 13 dhe 14 të Rregullores së BE-së 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 27 Prill 2016 (Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave, e ashtuquajtura “GDPR”) dhe të Nenit 18  të Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar (“Informacion”).

Shoqëria Dompé farmaceutici S.p.A., Dompé US Inc. dhe Dompé Albania Sh.p.k. si “Kontrollues të Përbashkët” të përpunimit, elementët identifikues të të cilëve janë të shënuar më poshtë (në vijim “Shoqëritë e Grupit Dompé” ose “Dompé" ose “Kontrolluesit e Përbashkët”), ju ofrojnë informacionin e mëposhtëm në lidhje me përdorimin e të dhënave tuaja personale. Shoqëritë veprojnë si kontrollues të përbashkët të përpunimit të të dhënave në bazë të kontratave të nënshkruara midis tyre në përputhje me nenin 26 të GDPR, të cilat përcaktojnë përgjegjësitë përkatëse, përmbajtja thelbësore e të cilave vihet në këtë informacion.

 

Hyrje

Ne dëshirojmë t'ju informojmë lidhur me përdorimin e të dhënave Tuaja personale të vëna në dispozicion nga Ju nëpërmjet formularit të aplikimit në internet "HRIS" gjatë proceseve të Kërkimit dhe Përzgjedhjes së personelit për shoqëritë e Grupit Dompé. HRIS është një sistem kompjuterik që lejon Dompé të organizojë dhe menaxhojë kandidaturat, ku përdoruesit mund të krijojnë një profil dhe të dërgojnë kandidaturën e tyre duke zgjedhur pozicionin e punës me interes. Të dhënat ruhen në një server të vetëm cloud që ndodhet në Evropë.

Kontrollorët e të dhënave mund të marrin gjithashtu të dhënat tuaja nëpërmjet palëve të treta, për shembull, mund të mblidhen të dhënat e gjendjes civile, të dhënat e kontaktit dhe informacionet në lidhje me kandidaturën (p.sh. shoqëritë e rekrutimit, rrjetet sociale, Head-hunter).


 

Kontrolluesi i Përpunimit të të dhënave dhe DPO

Në këtë seksion Ju tregojmë referencat tona

Kontrollues të Përbashkët të përpunimit janë: 

  • Dompé farmaceutici S.p.A., me seli në Via San Martino 12-12/a, 20122 Milano (MI); tel.: 02583831;
  • Dompé US Inc., me seli operative në 181 2nd Ave., San Mateo, CA 94401, SHBA;
  • Dompé Albania Sh.p.k., me seli në Arena Center, Hyrja D, Kati 6, Njesia D1/L6 Sheshi Italia, Tiranë, Shqipëri;

Data Protection Officer: Shoqëritë e Grupit Dompé kanë një person përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale (Data Protection Officer “DPO”/ Personi i Kontaktit). DPO mund të kontaktohet përmes adresës së mëposhtme të emailit: dpo@dompe.com

 

 1. Procesi i kërkimit dhe përzgjedhjes

Hulumtimi dhe përzgjedhja e kandidatëve në lidhje me të gjitha pozicionet e punës të menaxhuara nga Shoqëritë e Grupit, përfshirë përzgjedhjet e ardhshme, si dhe për të përfituar nga shërbimet falas të ofruara nga ato si, për shembull, politikat aktive të punësimit, kurset dhe trajnimet.

Baza ligjore

Përpunimi është i ligjshëm pasi është i nevojshëm për t’i dhënë vijueshmëri kërkesës suaj që synon krijimin e një marrëdhënie pune me ne sipas nenit. 6.1(b) i GDPR dhe nenit 6.1(b) i Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 42 , datë 22 .07. 2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë” .



 

2. Kontakti vijues në rast të pozicioneve të reja të punës

Kontrollorët e Përbashkët do të përpunojnë të dhënat Tuaja personale për t'ju identifikuar si një kandidat i mundshëm për kërkime të ardhshme të personelit në lidhje me pozicione të mëtejshme pune që mund të kenë të bëjnë me çdo shoqëri të Grupit, si Kontrollues i Përbashkët i përpunimit të të dhënave. Për këtë qëllim do të kontaktoheni për t'ju informuar për këto pozicione.

Baza ligjore

Përpunimi është i ligjshëm pasi Ju keni shprehur pëlqimin Tuaj për përpunimin e të dhënave sipas nenit. 6.1(a) i GDPR dhe nenit 6.1(a) i Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.



 

3. Dërgimi i buletineve për pozicione të reja pune

Dompé do të përpunojë të dhënat Tuaja personale në mënyrë që t'ju mbajë të përditësuar, duke dërguar buletine për pozicionet e reja të hapura në shoqëritë e Grupit Dompé.

Baza ligjore

Përpunimi është i ligjshëm pasi Ju keni shprehur pëlqimin Tuaj për përpunimin e të dhënave sipas nenit 6.1(a) të  GDPR, nenit 6.1(a) dhe 18 i Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar i cili është fakultativ dhe mund të revokohet në çdo kohë.


 

4. Përpunimi i të dhënave të veçanta

Çdo e dhënë personale e vënë prej Jush në dispozicion dhe që bën pjesë në kategori të veçanta të të dhënave në përputhje me nenin 9 GDPR dhe nenin 7 i Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, do të përpunohet, vetëm nëse është e nevojshme dhe përkatëse, për të vlerësuar kandidaturën tuaj për pozicione pune dhe për përmbushjen e detyrimit ligjor dhe të të drejtave specifike të Kontrolluesve në fushën e punësimit..

Baza ligjore

Nevoja për të përmbushur detyrimet dhe ushtrimin e të drejtave specifike të kontrolluesit ose të subjektit të të dhënave në fushën e të drejtës së punës dhe sigurimeve shoqërore dhe mbrojtjes sociale, në masën e autorizuar nga ligji i Bashkimit Europian ose i Shtetit Anëtar ose nga një marrëveshje kolektive sipas së drejtës së Shteteve Anëtare, në prani të garancive të duhura për të drejtat themelore dhe interesat të subjektit të të dhënave (neni 9.2 gërma b GDPR dhe neni 7 pika 2 gërma ë) e Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar).



 

5. Konstatojmë, ushtrojmë ose mbrojmë të drejtën tonë në gjykatë.

Çdo e dhënë personale që Ju na vini në dispozicion  mund të përdoret për qëllimin e konstatimit, ushtrimit ose mbrojtjes së të drejtës sonë në gjykatë.

Baza ligjore

Trajtimi bazohet në interesin legjitim të Shoqërisë (ushtrimi ose mbrojtja e një të drejte në gjykatë) në zbatim të nenit 6 paragrafi 1 gërma f) të GDPR dhe neni 6 pika 1 gërma dh) e Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Kategoritë e veçanta të të dhënave do të përpunohen për të konstatuar, ushtruar ose mbrojtur një të drejtë në gjykatë ose sa herë që autoritetet gjyqësore ushtrojnë funksionet e tyre juridiksionale (neni 9.2, gërma f) GDPR dhe neni 7 pika 2) e Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe Udhëzimit nr.15, datë 23.12.2011 “Për përpunimin dhe publikimin e të dhënave personale në sistemin gjyqësor”).


 

Kategoritë e të dhënave personale

Në këtë seksion ne tregojmë se çfarë lloje të të dhënave mbledhim rreth Jush

 

Si shembull, por pa u kufizuar në to, do të mblidhen kategoritë e mëposhtme të të dhënave personale të zakonshme: emri, mbiemri, fjalëkalimi, data e lindjes, vendbanimi, adresa e postës elektronike dhe kontaktet telefonike, fotografia e mundshme e pranishme në Curriculum Vitae, kualifikimi arsimor, përvoja e punës dhe çdo e dhënë shtesë që Ju keni përfshirë në Curriculum Vitae.



 

Kategori të veçanta të të dhënave (të dhëna sensitive)

Në këtë seksion ju informojmë për të dhënat tuaja sensitive që përdorim

 

Për qëllime të procesit të përzgjedhjes, mund të përpunohen të dhëna të veçanta, të tilla si, si shembull, por pa u kufizuar në to, të dhëna që i përkasin një kategorie të mbrojtur. Ky informacion është i përshtatshëm për zbulimin e gjendjes shëndetësore dhe bën pjesë në kategoritë e veçanta të të dhënave të përmendura në nenin 9 të GDPR dhe nenin 7 të Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe do të trajtohet në përputhje me rregulloret në fuqi në këtë fushë.

Të dhënat në lidhje me palët e treta

Nëse na jepni të dhëna personale në lidhje me palët e treta (p.sh. personat e kontaktit, punëdhënësit e mëparshëm dhe/ose aktual), ju do të veproni si një kontrollues i pavarur i të dhënave dhe duhet të siguroheni që të dhënat e tilla të menaxhohen në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për shembull, ju mund të na jepni të dhëna të tilla pasi të informoni palët e treta dhe të merrni pëlqimin e tyre, nëse kërkohet. Për më tepër, ju autorizoni Dompé, si kontrollues i pavarur i të dhënave, të kontaktojë këto palë të treta për qëllime referimi dhe verifikimi të informacionit të marrë.
 

Natyra e dhënies së të dhënave

Në këtë seksion ne tregojmë nëse dhënia e të dhënave Tuaja është e detyrueshme apo jo dhe cilat janë pasojat e refuzimit tuaj

Përpunimi i një informacioni të tillë është i dobishëm për qëllimet e sipërpërmendura të përzgjedhjes së personelit dhe venja në dispozicion  e këtij informacioni nga ana juaj është e detyrueshme vetëm për këtë qëllim. Çdo refuzim për t'i ofruar ato do ta bëjë të pamundur kryerjen dhe menaxhimin e rregullt të aktiviteteve të kërkimit dhe përzgjedhjes Tuaj.


 

Metodat e përpunimit të të dhënave

Në këtë seksion Ju tregojmë se si të përdorni të dhënat tuaja personale

Të dhënat personale mund të përpunohen, përveç se me mjete elektronike, edhe me mjete jo të automatizuara dhe trajtimi kryhet vetëm me operacione, si dhe me logjikë dhe forma organizimi të të dhënave rreptësisht të domosdoshme në lidhje me detyrimet, detyrat ose qëllimet e sipërpërmendura.

Përditësimi i të dhënave personale

Si pjesë e proceseve të përpunimit të përshkruara, ju lutemi të na informoni për çdo përditësim të të dhënave tuaja personale në mënyrë që të na lejoni t'i përpunojmë ato në mënyrë korrekte dhe të menjëhershme.



 

Marrësit e të dhënave

Në këtë seksion ne tregojmë se kush i përdor të dhënat tuaja personale nën përgjegjësinë tonë

Të dhënat mund të përdoren, në përputhje me detyrimet e konfidencialitetit, nga personeli i Shoqërive të Grupit Dompé, të cilët kanë nevojë për to për shkak të punës, pozicionit hierarkik ose rolit të tyre specifik dhe të cilëve u janë dhënë udhëzimet e përshtatshme të funksionimit për të shmangur humbjet, shkatërrimin, aksesin e paautorizuar ose përpunimin e paautorizuar i të dhënave.

Të dhënat mund të përdoren gjithashtu nga subjekte të palëve të treta, si përgjegjës për përpunimin e të dhënave ose Kontrollues të Pavarur të të dhënave, të cilët kryejnë aktivitete në lidhje dhe në emër të Dompé.

 

Si për shembull:

  • Konsulentët e jashtëm për rekrutimin, përzgjedhjen dhe vlerësimin e personelit;
  • Shoqëritë e shërbimit (përfshirë IT);
  • Shoqëritë e të njëjtit Grup, të vendosura gjithashtu jashtë BE-së, të cilave i përket Kontrolluesi i të Dhënave, për qëllime organizative dhe administrative-kontabël të shoqërisë si Subjekti Përgjegjës për Përpunimin e të Dhënave sipas nenit 28 GDPR dhe nenit 20 të Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.


 

Transferimi i të dhënave jashtë vendit

Në këtë seksion ne tregojmë nëse të dhënat tuaja transmetohen jashtë BE-së dhe me çfarë garancish

Kontrollorët e të dhënave pranojnë se, për qëllimet e përmendura në këtë Informacion, të dhënat tuaja personale mund të përpunohen nga shoqëri të Grupit Dompé të vendosura në vende edhe jashtë Bashkimit Evropian. Në çdo rast, ky transferim do të bëhet vetëm në bazë të vendimeve ekzistuese të përshtatshmërisë së Komisionit Evropian, ose në bazë të klauzolave ​​standarde kontraktuale në përputhje me nenet 45 dhe 46 të GDPR dhe pikën 10 të Udhëzimit nr. 41, datë 13.06.2014 për “Lejimin e disa kategorive të transferimeve ndërkombëtare të të dhënave personale në një shtet që nuk ka nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale”. Transferimi i të dhënave në shtete të cilat nuk kanë një nivel të mjaftueshëm të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave personale bëhet gjithashtu në përputhje me nenin 8 pika 2 të Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, ashtu si edhe pikat 4, 6, 10 të Udhëzimit nr. 41, datë 13.06.2014 për “Lejimin e disa kategorive të transferimeve ndërkombëtare të të dhënave personale në një shtet që nuk ka nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale”.


 

Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave

Në këtë seksion ne tregojmë se për sa kohë do t'i ruajmë të dhënat Tuaja

Të dhënat tuaja ruhen për kohën e nevojshme për të arritur qëllimet përkatëse të përmendura në këtë informacion në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Për qëllimet e treguara më sipër, periudha e ruajtjes së të dhënave tuaja në asnjë rast nuk do të kalojë 24 muaj duke filluar nga data e hyrjes se fundit të përdoruesit në plataformë. Pasi të kenë kaluar dy vite pa përdorur llogarinë, të dhënat do të fshihen.

Në cdo rast, përdoruesi ka të drejtë të fshijë në mënyrë autonome llogarinë e tij. 

Nëse në çdo moment ju e konsideroni se qëllimi i përpunimit nga ne është përmbushur pasi nuk është më i nevojshëm ose i dobishëm, ju lutemi na informoni për këtë rrethanë në mënyrë që të mund t'i fshijmë menjëherë të dhënat.



 

Të drejtat e palëve të interesuara

Në këtë seksion ne tregojmë se çfarë të drejtash keni në lidhje me të dhënat tuaja

Në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, pala e interesuar mund të marrë në çdo kohë konfirmimin e ekzistencës ose jo të të dhëna në fjalë nga Kontrolluesi i të Dhënave dhe të dijë përmbajtjen dhe origjinën e tyre duke i aksesuar ato, të kërkojë integrimin ose korrigjimin ose në rastet e parashikuara me ligj transferimin e  tyre, kufizimin e përpunimit, fshirja e të dhënave të përpunuara, si dhe kundërshtimi i përpunimit të tyre; me kërkesë, do të mund të merrni listën e përditësuar të Përpunuesve të të Dhënave, të merrni informacion më të detajuar në lidhje me subjektet ose kategoritë e subjekteve të cilëve u komunikohen dhe/ose transferohen të dhënat, si dhe - nëse është e përshtatshme - një kopje të garancive të marra për transferimin e të dhënave jashtë vendit.


 

Tërheqja e pëlqimit

Ne theksojmë të drejtën tuaj për të tërhequr pëlqimin tuaj në çdo kohë 

Ju mund të revokoni pëlqimin e dhënë në çdo kohë, sipas procedurave të përcaktuara në seksionin që lidhet me ushtrimin e të drejtave, pa cenuar legjitimitetin e përpunimit të kryer më parë.



 

Ankimi Pranë Komisonerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 

Ju theksojmë të drejtën tuaj për t’ju drejtuar Komisonerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Titullari i të dhënave ka gjithashtu të drejtë të ankohet pranë Komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale, nëse mendon se nuk i janë respektuar të drejtat ose se nuk ka marrë përgjigje për kërkesat e tij sipas ligjit.


 

Ushtrimi i të drejtave

Në këtë seksion Ju tregojmë se si t’i ushtroni të drejtat Tuaja

Për të ushtruar të drejtat, mund të kontaktoni adresën e dedikuar të postës elektronike: privacy@dompe.com.   
 

Please you may find at the following links other Dompé affiliates privacy notices.

Dompé US (ENG)

Dompé Italia (ENG)